AKTUALITET

Dalin emrat e organizatorëve të protestës, kërkesë KQZ-së për ndryshim të Kodit Zgjedhor

Lëvizja qytetare që po proteston prej 10 ditësh përpara kryeministrisë ka ndërmarrë aksionin e parë politik, teksa i kanë kërkuar KQZ-së formularin për mbledhjen e firmave për propozimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. 
 
Letra, e cila mban datën e sotme është vulosur me logon “Veprimi qytetar për demokraci funksionale” mban emrat e 10 qytetarëve të shoqërisë civile.

Në krye të saj është ish-kreu iKQZ-së, Kristaq Kume, ndërkohë që kanë firmosur edhe Andi Tepelena dhe Edlira Çepani.

 
“Periudha për mbledhjen e firmave të zgjedhësve, mbështetës të kësaj nisme ligjvënëse, do të jetë 3 muaj, nga data e vendimit tuaj për të na pajisur me fletën tip”, thuhet në kërkesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button