Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Kardamena të Greqisë, ku një 23 vjeçar shqiptar ka humbur jetën ndërsa po kthehej nga puna pasi është përplasur me një taksi.
Sipas informacioneve, i riu teksa po kthehej nga puna është përplasur me një taksi e për pasojë ka humbur jetën në vend.
Ndërkohë si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dhe dy turistë e shoferi i taksisë. Mësohet se dy vite më parë 23 vjeçarit i kishte vdekur burri i motrës së tij dhe për këtë arsye jetonte me këtë të fundit.