AKTUALITET

Nuk ndalet marshimi në rrugët e Tiranës: Rama jepe dorëheqjen!

Nuk është ndalur për të 16-tën ditë radhazi valë e protestave masive që ka përfshirë kryeqytetin.

Qytetarët kanë vijuar marshimin e tyre në rrugët e kryeqytetit edhe këtë të hënë.

Me thirrjet tashmë që janë kthyer në kryefjalën e kësaj lëvizjeje, “Rama ik!” dhe “Rama jep dorëheqjen!”, protestuesit kanë marshuar në shenjë revolte, duke paralizuar sërish qarkullimin në qendër të qytetit.

Pjesëmarrësit shprehen të vendosur se sheshi do të mbetet i mbushur çdo ditë dhe se nuk do të pranohet asnjë kompromis përveç largimit të kreut të qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button