POLITIKË

Deputetja bën komentin e parë pas largimit nga PS: Zot më jep forcë…

Deputetja Marjana Koçeku njoftoi një ditë më parë largimin nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste dhe vijimin e mandatit si deputete e pavarur.

Këtë të hënë ajo mungoi në mbledhjen e deputetëve socialistë dhe rreth mesditës publikoi në rrjetet sociale vetëm një foto të një flamingoje duke shfaqur edhe mbështetjen e saj për protestat.  

Koçeku ka reaguar mbrëmjen e sotme me një postim në rrjetet sociale, ku shkruan: “Zot, më jep forcë, besim të drejtë e shpresë të sigurtë. Mos na e kurse si popull frymën e urtësisë dhe të kuptimësisë, që kurrë mos të largohemi drejt rrugëve të humbura.” /LAPSI.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button