Klosi në ‘autobus’, thotë se nuk e ka kuptuar akoma çfarë kërkon protesta

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, pretendon se protesta e qytetarëve ndaj qeverisë nuk ka një zë publik dhe nuk po artikulohet në atë se çfarë kërkon.
Ai tha se protestat përbëjnë një ushtrim legjitim demokratik, por vuajnë nga mungesa e një mesazhi të qartë dhe kërkesash konkrete. Klosi vuri theksin tek pika e dobët e lëvizjes protestuese sipas tij: paqartësia e kërkesave.
“Protesta nuk arrin të artikulojë se çfarë kërkojnë, thonë që të rrëzohet qeveria e të ikë klasa politike dhe të vijë një klasë e re politike. Mund të jetë e bukur dhe vetë klasa politike e thotë duhet ripërtëritje, rinergjenzim. Por që të dalë një zë publik dhe të kemi themi të kemi një arsye pse njerëzit do të duhet të besojnë që të largohet kjo klasë politike dhe ta marrë kjo klasa e re që nuk është politike por do që të bëhet politike”, u shpreh Klosi në një intervistë për RTSH.








