AKTUALITET

Aksident tragjik në Vajkan të Fierit, humb jetën një shtetas me motomjet

Fier – Një aksident i rëndë rrugor me pasojë humbjen e jetës së një shtetasi ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Vajkan të Fierit.

Sipas informacioneve paraprake mësihet se një.motomjet ka falë nga rruga dhe për pasojë e përplasjes së fortë drejtuesi Armando Selmanllari 34 vjeçar ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Fier. Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet procedurale dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe përcaktimin e shkakut dhe përgjegjësive të mundshme.

Pritet që policia të japë një njoftim më të detajuar lidhur me identitetin e viktimës, dinamikën e aksidentit dhe shkaqet që çuan në këtë ngjarje të rëndë.

Informacion paraprak

Rreth orës 17:10, në aksin rrugor Fier–Lushnjë, shtetasi Armand Selmanllari, 34 vjeç, duke drejtuar një motomjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, 34-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button