AKTUALITETTOP-NEWS

Mijëra shqiptarë të diasporës mbërrijnë në atdhe për protestën e sotme kombëtare

Mijëra emigrantë kanë vërshuar në Shqipëria, në protestën mbarëkombëtare në Tiranë që do të mbahet mbrëmjen e kësaj të shtune.

Me flamuj kuqezi dhe me dhjetëra-qindra makina, diaspora i është përgjigjur thirrjes së protestuesve për t’u ngritur kundër qeverisë së Edi Ramës.

Me thirrjet ‘Dorëheqje’, diaspora kaloi nëpër pikën Kufitare të Muriqanit në Shkodër, për t’u bashkuar këtë mbrëmje me shqiptarët, së pari në sheshin Skëndërbej dhe më pas në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

Prej 20 netësh me radhë, qindra-mijëra qytetarë kanë marrë pjesë në protestat më të mëdha masive që Shqipëria ka parë në këto 36 vite tranzicion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button