Protesta, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS-së

Ndërkohë që protestat vijojnë dhe ka mazhoranca është hedhur në sulm për të sulmuar këdo që del në shesh, Edi Rama ka thirrur në një takim drejtuesit politikë të Partisë Socialiste.
Sic mëson Lapsi.al takimi është planifikuar të zhvillohet ditën e nesërme në orën 8:30 në selinë e PS.
Tema e diskutimit nuk dihet ende me siguri, por zhvillimet nga protesta që kërkon “kokën” e Edi Ramës pritet të jetë në fokus.
Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së të shtunën, socialistët janë hedhur në një sulm frontal në rrjetet sociale duke përbaltur e sulmuar protestuesit. Veç përfshirjes së iranianëve sipas Ramës, shigjetat tashmë janë drejtuar nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, ku aludohet për njerëz të Vetëvendosjes dhe Vlen që qëndrojnë pas protestës.
Edi Rama është në kuotat e tij më të ulëta politike brenda vendit. Prej 24 ditësh me radhë protestat masive në bulevard i kërkojnë dorëheqjen nga posti që ai mban prej 13 vitesh.









