AKTUALITET

Protestuesit thërrasin para Parlamentit: Arresto Ballukun

Tensionet dhe revolta qytetare përpara Parlamentit nuk kanë të ndalur, ndërsa tashmë në shënjestër të turmës ka rënë një tjetër emër i mazhorancës, si Belinda Balluku, e cila është e akuzuar nga SPAK.

Pas sulmeve me miell e vezë ndaj deputetëve, protestuesit kanë shpërthyer në thirrje të njëpasnjëshme në kor, duke kërkuar pranga për ish-zëvendëskryeministren.

Arresto Ballukun! Arresto Ballukun!”, kanë qenë thirrjet që kanë jehuar fuqishëm në perimetrin e blinduar të Kuvendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button