Zjarr i fuqishëm pranë ish-Azotikut në Fier, u rrezikuan depo uji e lokale

Fier – Një zjarr ka rënë pak minuta më parë në zonën e lagjes Trishtë, pas ish-Azotikut në Fier, duke përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të thatë.
Sipas banorëve të zonës së Drrizës, flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë që fryn në këto momente, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen për izolimin e tyre.
Fatmirësisht, deri tani nuk raportohet për rrezik ndaj banesave apo kabinave elektrike.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e shërbimit zjarrfikës, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.





Banorët e zonës janë bashkuar me efektivët zjarrfikës, duke ndihmuar në përpjekjet për shuarjen e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e tij në sipërfaqe të tjera. Flakët u përhapën me shpejtësi duke rrezikuar depo uji e lokale.
Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet një informacion zyrtar nga autoritetet.









