TECH

Marka ”Honda” zgjedh peizazhet e Shkodrës për reklamën e re

Peizazhet natyrore të qarkut të Shkodrës janë përzgjedhur si vendxhirim për reklamën më të re të kompanisë automobilistike Honda. Teksa ka ndarë videon e reklamës nga Honda, kryeministri Edi Rama thekson se Shkodra është një nga destinacionet që po tërheq interes në rritje për reklama dhe produksione filmike ndërkombëtare.

Realizimi i reklamës në këtë qark pritet të promovojë më tej bukuritë natyrore të zonës dhe potencialin e saj si një destinacion për industri kreative dhe audiovizive.

”Shkodra zgjidhet nga emra të mëdhenj të industrisë ndërkombëtare. Peizazhet mahnitëse të qarkut Shkodër u përzgjodhën për realizimin e reklamës më të re të Honda, një prej markave më prestigjioze të industrisë automobilistike në botë. Një tjetër dëshmi se Shkodra po kthehet në një destinacion gjithnjë e më të rëndësishëm për produksione filmike dhe reklamuese të nivelit të lartë”,-shkruan Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button