AKTUALITET

Aksident i rëndë pranë rrethrrotullimit të Çermës, një 50-vjeçar dërgohet me urgjencë te Spitali i Traumës

Lushnje – Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të mërkurë në autostradën Rrogozhinë–Lushnjë, në afërsi të rrethrrotullimit të Çermës, ku një furgon mallrash është përplasur nga pas me një mjet bujqësor.

Sipas të dhënave paraprake, mjeti bujqësor drejtohej nga shtetasi Ajet Kullolli, 50 vjeç. Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i mjetit bujqësor ka pësuar dëmtime të rënda.

Ambulanca ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, e ka transportuar të plagosurin drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore.

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë Rrugore dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për dokumentimin e plotë të aksidentit dhe zbardhjen e rrethanave që çuan në përplasjen e rëndë.

Ky segment i autostradës është konsideruar problematik për sigurinë rrugore, pasi mjetet bujqësore dalin shpesh nga tokat e punuara për të hyrë në rrugë dhe për të lëvizur drejt fshatit Çermë, duke rritur rrezikun e aksidenteve. Hetimet për ngjarjen vijojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button