POLITIKËTOP-NEWS

Shikoni si struket Rama kur e lag Gaz Bardhi në parlament

Pak orë pasi Policia e Shtetit spërkati me ujë me presion protestuesit, radha për t’u lagur me ujë i erdhi Edi Ramës.

Gjatë seancës plenare, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, hodhi ujë në drejtim të Ramës në shenjë proteste kundër vendimit të mazhorancës për të kaluar në votimet pa debat. VIDEO KËTU

Reagimi ishte i menjëhershëm: truprojat e Gardës u vendosën përpara kryeministrit, duke krijuar një “mur” mbrojtës që ai të mos lagej, ndërsa kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, përjashtoi Bardhin nga seanca.

Kështu, ndërsa jashtë Parlamentit forcat e rendit përdoren për të lagur qytetarët, brenda sallës së kuvendit mjaftuan disa shishe uji që garda të kthehej në mburojë për Edi Ramën mes thirrjeve të opozitës “O hajdut! Dorëheqje!”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button