AKTUALITET
Dita 64/ Protestuesit i kërkojnë Ramës dorëheqjen poshtë zyrës

Me thirrjet ‘Rama n’burg, Berisha n’burg’ protestuesit u grumbulluan sërish ditën e sotme në Sheshin Skënderbej në kryeqytet dhe nisën marshimin drejt Kryeministrisë.
Me flamuj kuqezi, pankarta dhe simbole kombëtare, ata kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë dhe largimin e të gjithë klasës politike aktuale. Ajo që vihet re, është një pjesëmarrje edhe më e ulët se ditët e tjera, pasi në shesh ndodhen vetëm një grusht njerëzish.







