Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËProkurori i Antimafias italiane: Mafia shqiptare është fuqizuar sepse shteti është i...

Prokurori i Antimafias italiane: Mafia shqiptare është fuqizuar sepse shteti është i korruptuar

Në një fjalim ceremonial, prokurori i Antimafias Italiane, Nicola Gratteri kërkoi të sillte në vëmendje fuqinë dhe rëndësinë e mafies shqiptare, si dhe arsyen pse ajo është fuqizuar kaq shumë. Sipas Gratterit, arsyeja shteti shqiptar është shumë i korruptuar.

“Mafia shqiptare është e fortë sepse vjen nga një vend me nivel shumë të lartë korrupsioni, jo nivel i lartë, por nivel shumë të lartë korrupsioni”, u shpreh prokurori i Antimafias Italiane, Nicola Gratteri.

“Brenda pak kohësh, Holanda e sheh veten me tre mafie: ‘Ndrangheta, mafia shqiptare dhe maffia, me dy F, e brezit të tretë të afrikano-veriorëve, e tunizianëve, që janë futur me egërsi në Holandë.

Kur flas për mafie shqiptare, nuk e kam fjalën për ata të uritur që në vitet e shkuara grabisnin vila në bregdet, në Toskana, Piemont. Mafia shqiptare tashmë është një mafie e fortë.

E fortë sepse vjen nga një vend me nivel shumë të lartë korrupsioni, jo nivel i lartë, por nivel shumë i lartë korrupsioni, ku një e treta e Shqipërisë, është mbjellë me marijuana, ku sekuestrojmë deri në 78 tonë njëherazi marijuanë të ardhur përmes kanalit të Otrantos.

Dhe këtë mafie që fuqizohet e pasurohet në vendin e saj tashmë prej dy vitesh e shohim në sipërmarrje të përbashkët me ‘Ndrangheta, me Santa Marta në Kartagjena e Bogotà, duke blerë tonelata kokaine”, deklaron Prokurori i Antimafias Italiane, Nicola Gratteri gjatë diplomimit të tij ‘Honoris Causa’ në Universitetin Politeknik të Marche.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME