AKTUALITET

Aksident në autostradën Fier–Lushnjë, Audi del nga rruga dhe përfundon në nënkalimin e Kolonjës

Lushnje – Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e së enjtes në autostradën Fier–Lushnjë, në afërsi të fshatit Kolonjë.

Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip Audi, që po lëvizte nga Fieri në drejtim të Lushnjes, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në nënkalimin që të çon drejt Kolonjës.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime të lehta dhe është transportuar në Spitalin e Lushnjes, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje mbërritën efektivët e Policisë Rrugore, të cilët kryen veprimet procedurale dhe nisën hetimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se shkak i daljes nga rruga ka qenë një manovër e gabuar e drejtuesit të automjetit. Fatmirësisht, në aksident nuk janë përfshirë mjete të tjera dhe nuk ka persona të tjerë të lënduar, ndërsa automjeti ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Shkaqet e plota të aksidentit pritet të përcaktohen pas ekspertizës së Policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button