Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSHËNDETKjo mënyrë ushqimi ju dëmton shikimin

Kjo mënyrë ushqimi ju dëmton shikimin

Dihet që shikimi dobësohet me kalimin e moshës dhe ka disa zakone dietike që mund ta përshpejtojnë këtë proces.

Një prej tyre është ngrënia e sasive të mëdha të ushqimeve të skuqura. Doktor Brian Wachler, i njohur në TikTok për këshillat e tij të njohura për shëndetin, veçanërisht yndyrnat trans që gjenden shpesh në ushqimet e skuqura janë të lidhura me plakjen.

“Ushqimet e skuqura gatuhen në yndyrna trans, të cilat mund të rrisin nivelin e kolesterolit”, tha ai.

Ai shton se nivelet e larta të kolesterolit shoqërohen me AMD dhe retinopati diabetike. Një studim i publikuar në British Journal of Ophthalmology mbështet sugjerimin e Dr. Wachler.

Ai tregoi se njerëzit që konsumonin sasi të mëdha mishi të kuq dhe të përpunuar, ushqime të skuqura, drithëra të rafinuara dhe produkte qumështi me yndyrë të lartë, kishin tre herë më shumë gjasa të zhvillonin degjenerim makular të lidhur me moshën (AMD). Këshilla e doktor Wachler është që të përpiqeni të hani më shumë fruta dhe perime plot me vitaminë C, si agrumet, domatet dhe specat e kuq.

“Ushqimet me luteinë dhe zeaxanthin, të tilla si spinaqi, lakra jeshile dhe zarzavate mustardë, janë gjithashtu të lidhura me një rrezik më të ulët të AMD”, shtoi ai.

Përndryshe, konsumimi i suplementeve speciale që përmbajnë vitaminë C gjithashtu mund të ngadalësojë përparimin e AMD.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME