POLITIKË

Mbyllet protesta e 86-të kundër qeverisë, protestuesit: Nuk ndalemi deri në largimin e Ramës

Është mbyllur mbrëmjen e sotme protesta e 86-të qytetare kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, e zhvilluar në Tiranë.

Pas grumbullimit para Kryeministrisë dhe fjalimeve të mbajtura nga protestuesit, qytetarët vijuan marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke përcjellë thirrjet e tyre kundër qeverisë dhe kërkesën për largimin e Edi Ramës.

Protesta u shoqërua gjatë gjithë mbrëmjes me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë, ndërsa qytetarët deklaruan se do të vijojnë aksionin e tyre edhe në ditët në vazhdim.

Në përfundim të marshimit, protestuesit kanë nisur të shpërndahen, duke shënuar mbylljen e protestës së 86-të.

Organizatorët dhe qytetarët kanë paralajmëruar se protestat do të vijojnë, ndërsa mesazhi i përcjellë nga sheshi mbetet i njëjtë: kërkohet dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit Edi Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button