AKTUALITETTOP-NEWS

Pas arrestimit, Florian Dalladaku mbahet nën masa të rrepta sigurie: në qeli me skafandër në kokë, nuk reagoi për mbi 4 orë

Lushnje – Detaje të reja janë zbardhur pas arrestimit të 45-vjeçarit Florian Dalladaku, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në fshatin Zhymë të Lushnjës, ku nëna e tij, Fanije Dalladaku, 80 vjeçe, humbi jetën, ndërsa babai, Hasan Dalladaku, 77 vjeç, mbeti i plagosur rëndë. Sipas të dhënave të bëra publike, ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një sulmi me një mjet metalik prerës, ndërsa policia e ka identifikuar Dalladakun si autorin e dyshuar.

Pas kapjes së tij në territorin e Fierit, Dalladaku është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Qarkut Fier, ku, sipas burimeve zyrtare policore, është mbajtur gjatë natës nën masa të veçanta sigurie.

Burimet bëjnë me dije se, për shkak të gjendjes së tij dhe frikës se mund të dëmtonte veten, 45-vjeçari është mbajtur me një skafandër mbrojtëse në kokë, me qëllim shmangien e përplasjes së kokës në mur dhe parandalimin e një dëmtimi fatal.
Nuk reagoi as në prani të avokatit

Sipas të njëjtave burime, gjatë qëndrimit në polici, Dalladaku ka shfaqur një sjellje të pazakontë. Edhe në prani të avokatit të tij, për më shumë se katër orë, ai nuk ka folur dhe nuk ka dhënë përgjigje ndaj pyetjeve apo udhëzimeve.
Burimet policore e përshkruajnë situatën si një gjendje ku 45-vjeçari nuk komunikonte dhe nuk reagonte ndaj komandave, duke bërë që qëndrimi i tij në qeli të monitorohej në mënyrë të vazhdueshme.

Dalladaku dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor, një element që është bërë i ditur edhe nga policia pas ngjarjes së rëndë në Zhymë. Për këtë arsye, gjendja e tij pritet të jetë një prej elementeve që do të vlerësohen gjatë hetimit dhe procedurave të mëtejshme. Ai u ndalua nga policia ku ishe duke drejtuar një automjet dhe ishte shumë i qet, pohuan burime informacioni.

Viktima Fanie Dalladaku

Ndërkohë, hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë. Pritet që Dalladaku të përballet me procedurat e mëtejshme ligjore, ndërsa autoritetet do të verifikojnë edhe gjendjen e tij shëndetësore dhe rrethanat që kanë çuar në sulmin fatal ndaj nënës dhe plagosjen e rëndë të babait.

Familja Dalladaku ka hapur dyert e mortit ktë mëngjes të sotëm ku familjarë e të afërm do i japin lamtumirën e fundit 80 vjeçares Fanie Dalladaku, ndërsa babai i tij Hasani ndodhet për mjekim të specializuar në spitalin e traumës në Tiranë

Dalladaku konsiderohet i dyshuar deri në një vendim përfundimtar të gjykatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button