AKTUALITETTOP-NEWS

1.3 hektarë me drogë/ Policia zvicerane befasohet nga plantacioni profesional i shqiptarëve

Në Menznau të Zvicrës, policia zbuloi një plantacion profesional të kanabisit në ambient të hapur. Përmbajtja e THC-së në bimë ishte shumë më e lartë se niveli i lejuar me ligj.

Policia e Luzernit ka nxjerrë jashtë funksionit një plantacion profesional të kanabisit në zonën e Rötelberg, në Menznau.

Gjatë bastisjes u arrestuan tre burra të moshës nga 28 deri në 42 vjeç, njofton policia.

Dy prej tyre fillimisht u arratisën, por u ndaluan nga qeni i shërbimit të policisë, Quanto.

Të arrestuarit janë dy shqiptarë dhe një zviceran.

Në vendngjarje, forcat e policisë gjetën një fushë me kanabis prej rreth 1.3 hektarësh – sipërfaqe që është pothuajse sa dy fusha futbolli – si edhe pajisje dhe infrastrukturë për kultivimin dhe përpunimin e tij.

Analizat e kanabisit të sekuestruar treguan se përmbajtja e THC-së, në disa raste, ishte deri në 12 herë mbi nivelin e lejuar me ligj.

Në total, ndaj gjashtë personave është hapur procedurë penale. Për të gjithë personat e dyshuar vlen prezumimi i pafajësisë.

Image
Image

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button