AKTUALITET

Gjendet një kufomë e dekompozuar në grykëderdhjen e Semanit, nis puna për identifikimin


Fier – Një kufomë e dekompozuar është konstatuar mesditën e sotme pranë grykëderdhjes së lumit Seman.

Sipas informacionit paraprak të Policisë së Fierit, rreth orës 12:00, Salla Operative e DVP Fier është njoftuar për gjetjen e trupit të pajetë.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për identifikimin e kufomës, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për shkak të gjendjes së dekompozuar të trupit, identifikimi pritet të kërkojë procedura të mëtejshme hetimore dhe mjeko-ligjore.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar identitetin e viktimës dhe rrethanat në të cilat ka humbur jetën.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 12:00, Salla Operative e DVP Fier ka marrë njoftim se pranë grykëderdhjes së lumit Seman, është konstatuar një kufomë e dekompozuar.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e kufomës, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button