AKTUALITET

Situatë kritike në Himarë/ Digjen 2 shtëpi, nis evakuimi i banorëve dhe turistëve

Mbetet e rënduar situata nga zjarri në Himarë. Raportohet se flakët kanë shkrumbuar deri tani 2 banesa ndërsa rreth 40 të tjera janë rrethuar nga zjarri. Flakët po përparojnë me shpejtësi për shkak të erës dhe terrenit.

Kryetari i Bashkisë Vangjel Tavo ka bërë thirrje për evakuim të menjëhershëm nga banesat të zonave të rrezikuara. 

Para pak çastesh ka nisur evakuimi i banorëve dhe i turistëve që ndodhen në hotelet e Himarës. 

Situata paraqitet e vështirë për zjarrfikësit, të cilët vijojnë të jenë në terren, duke punuar për shuarjen dhe izolimin e flakëve. Kanë qenë të shumtë banorët që kanë bërë apel për ndihmë pasi flakët po u afrohen shtëpive të tjera në qytet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button