Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETUra e Belinës rrezikon shembjen. Banorët: na rrezikohet jeta çdo ditë

Ura e Belinës rrezikon shembjen. Banorët: na rrezikohet jeta çdo ditë

Ura Belinës që lidh Sheqishten me mbi 10 fshatra te Bashkisë Patos me atë të Roskovecit rrezikon të shembet. Kjo urë shërben si rrugë kalimi për banorët e zonës të cilët e frekuentojnë atë thuajse çdo ditë si dhe për mjetet e tonazhit të rëndë.

Ura e fshatit Belinë që lidh disa fshatra në zonën e naftëmbajtëses të Patos-Marinzës rrezikon dita ditës të shembet për shkak se njëra këmbë e saj është dëmtuar.

Kjo urë 30 m e gjatë e cila shërben për lidhjen e 12 fshatrave të kësaj zone është e amortizuar prej vitesh duke u bërë një kërrcënim serioz për këdo që I duhet të kalojë aty çdo ditë.

Sipas tabelës orientuese, mbi këtë urë mund të kalojnë mjete me peshë deri në 12 ton, por në të shumtën e rasteve ajo nuk respektohet. Banorët thonë se shkak për dëmtimin serioz të kësaj ure është bërë lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë të kompanive të naftës, të cilat kryejnë transportin e lëndëve hidrokarbure.

Pavarësisht se ka mbi 3 vjet që është e amortizuar dhe alarmi është ngritur në disa media deri më tani askush nga organet kopetente nuk ka marrë asnjë masë për riparimin e saj.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME