Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPolicia kap 7 thasë me kanabissativa, arreston 2 persona të dyshuar

Policia kap 7 thasë me kanabissativa, arreston 2 persona të dyshuar

Fier – Ky është automjeti tip ford me targa AB 121 GR, i cili dyshohet se në tentativë për tu larguar nga parcela me kanabis në zonën e Mujallisë, mbushur me kanabis, ka rënë në një kanal pamundur dot të dal prej aty.

Disa orë pas ngjarjes, e ndërsa vijon operacioni për asgjesimin e bimëve narkotike, mjeti tip ford është nxjerrë nga kanali, ndërsa në pamje duken edhe dy persona të prangosur,  të cilët janë shoqëruar nga policia e Fierit.

Në ndihmë të drejtuesit të automjetit tip ford, i cili i laguar është nxjerrë nga automjeti, ka shkuar një automjet tip benc, drejtuesi i të cilit po ashtu është shoqëruar nga blutë e policisë.

 Mësohet se në automjetin tip ford është gjetur edhe një sasi kanabisi, e futur në 7 thasë plastik, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale nga ana e bluve.

Pritet që të kryhen veprimet përkatëse për të zbuluar se sa rrënjë kanabisi janë gjetur në parcelë  dhe sasia e sekuestruar në automjetin tip ford, ndërkohë që mbetet për  të parë se sa janë të shoqëruarit që kanë lidhje me këtë ngjarje e lidhjen që mund të kenë me njeri tjetrin/ALB365

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME