AKTUALITET

Aksident në Lushnje – Berat, përplasen 3 mjete, dy shoferat dërgohen në spital

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në rrugën nacionale Lushnjë–Berat, në afërsi të fshatit Kashtbardhë.

Në aksident janë përfshirë tre automjete. Dy drejtuesit e mjeteve që u përplasën kokë më kokë kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në Spitalin e Lushnjës, ku ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas dëshmisë së drejtueses së njërit prej automjeteve, tip “Fiat”, një automjet tip “Benz” po kryente parakalim në korsinë në drejtim të Lushnjës. Pas përplasjes me “Fiat”-in, “Benz”-i është përplasur kokë më kokë me një automjet tip “Ford”, i cili ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë së Lushnjës, të cilat kanë nisur verifikimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Për shkak të përplasjes, qarkullimi në këtë segment rrugor është bllokuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button