POLITIKË

“Nesër më shumë!”/ Përfundon protesta e 103-të kundër qeverisë

Thirrjet “Rama, dorëhiqu!” dhe “nesër më shumë!” shënuan mbylljen e protestës së 103-të kundër qeverisë.

Pas marshimit nëpër rrugët e Tiranës, qytetarët janë rikthyer te Kryeministria, aty ku kanë përmbyllur tubimin e mbrëmjes.

Gjatë protestës, qytetarët kanë vijuar me thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë, duke përsëritur kërkesën për dorëheqjen e tij.

“Edi Rama, dil në bulevard!”, “Arrestoni Ballukun!”, “Arrestoni Ramën!” dhe “Dorëheqje!” ishin disa prej thirrjeve të protestuesve gjatë marshimit.

Në fund, qytetarët u shprehën të vendosur për të vijuar protestën edhe në ditët në vijim, duke e mbyllur tubimin me thirrjen: “Nesër më shumë!”. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button