AKTUALITET
Stuhi e fortë përfshin Roskovecin, pemë të thyera vështirësojnë qarkullimin

Rroskovec – Një stuhi e fortë ka përfshirë mesditën e sotme Roskovecin dhe fshatrat përreth, duke zgjatur rreth 10 minuta.
Era e fortë ka shkaktuar edhe thyerjen e disa pemëve përgjatë aksit rrugor Vidhisht–Roskovec, duke vështirësuar përkohësisht qarkullimin e automjeteve.
Punonjësit e Bashkisë Roskovec kanë dalë në terren dhe po punojnë për largimin e pemëve dhe rikthimin e normalitetit në qarkullim.









