AKTUALITETTOP-NEWS

Protesta e banorëve të Marinzës, sot presin përgjigje nga CEO i Bankersit.

Marinëz – Banorët e Marinzës kanë zhvilluar protestë duke kërkuar zgjidhje për shqetësimet që lidhen me aktivitetin e kompanisë Bankers Petroleum dhe ndikimin e tij në zonën ku ata jetojnë në lidhje me qeratë e tokave që kompania u ka marrë banorëve të kësaj zone.

Protestuesit kërkojnë respektim të kontratave të nënshkruara si dhe ndërhyrje konkrete për problematikat që, sipas tyre, vijojnë prej kohësh.

Gjatë protestës, banorëve u është komunikuar se një përgjigje do t’u jepet ditën e sotme. Për këtë arsye, ata kanë vendosur të rikthehen sërish në orën 12:00, duke bërë thirrje që në protestë të marrin pjesë familjarisht.

Mesazhi i tyre është i qartë: nuk do të tërhiqen deri në marrjen e një përgjigjeje dhe zgjidhjeje konkrete për kërkesat e tyre. “Nuk heqim dorë”, është mesazhi i banorëve të Marinzës, të cilët paralajmërojnë se do të mblidhen sërish të premten në orën 12:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button