AKTUALITET

EMRI/ U arratis me ndihmën e shokëve “komando”, zbardhet identiteti i shqiptarit

Greqi – 41-vjecari Gentian Cipi, lindur në Korce dhe banues në Dishnicë të Korces, është i burgosuri i arratisur mbrëmjen e djeshme në mënyrë spektakolare nga spitali i Serres në Greqi.

 41-vjecari nga Korca rezulton person me precendetë të rëndë penalë në Shqipëri e në Greqi. Konkretisht ai rezulton i dënuar në Shqipëri në korrik 2024 me 2 vjet burgim për “shkatërrim i pronës me zjarr” e kryer në bashkëpunim dhe në rrethana rënduese. Fillimisht ai ishte hetuar në masën “Arrest në burg” por më pas Gjykata e kishte zbutur masën në “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Garancia pasurore”. Ai është akuzuar për djegien e një automjeti në 24.04.2023, në lagjen 13, Rr. “Loni Grazhdani” në Korçë.

 Më herët, në janar 2023, në kuadër të operacionit “Fijet”, policia procedoi Gentian Cipin për shkak se gjeti të vendosura kamera në mënyrë të paligjshme pranë banesës së tij.

 Në 3 shtator 2024, Gentian Cipi hapi zjarr në Pylaia të Selanikut, duke tentuar të vrasë një 25-vjecar grek jashtë një kantine. Greku u plagos me 3 plumba por arriti t’i mbijetojë plagëve, ndërsa Cipi arriti të arratisej.

 Policia greke arriti ta identifikojë Cipin dhe organizoi operacion për kapjen e tij në shtator 2025. Gjatë operacionit u arrestuan edhe Enea Basholli 31 vjec dhe Kleo Topa 24 vjec, edhe këta nga Korca. Sipas policisë greke, Gentian Cipi, rezulton kreu i një grupi kriminal që kryen trafik droge dhe veprime të dhunshme.

Lexo edhe …

 Gjatë operacionit për kapjen e tyre në Selanik, Cipi dhe Topa, nuk i janë bindur urdhrit të policisë, por kanë shtuar shpejtësinë e mjetit me të cilin lëviznin dhe kanë kryer manovra të rrezikshme duke përplasur një automjet të policisë. Ata kanë braktisur mjetin dhe janë larguar në këmbë, por janë kapur më pas. Pak orë më vonë, në zonën e Halkidikisë, ka rënë në pranga edhe Enea Basholli.

 Gjatë kontrolleve të policisë greke, janë gjetur dhe sekuestruar 1 Kallashnikov me 30 fishekë, 3 pistoleta, silenciator, rreth 31 kg marijuanë, pasaportë false, patentë false, 23 mijë e 350 euro, celularë dhe 3 automjete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button