AKTUALITET

Suk, fshati që po zbrazet: Kafenetë pa klientë, vendin e tyre e kanë zënë pulat

Rroskovec – Kjo është situata aktuale në fshatin Suk të Roskovecit, ku shpopullimi po bëhet gjithnjë e më i dukshëm.

Banorët tregojnë se dikur kioskat dhe lokalet e fshatit gumëzhinin nga banorët, sidomos në orët e mëngjesit, kur njerëzit mblidheshin për të pirë kafenë e për të biseduar.

Sot, panorama ka ndryshuar krejtësisht. Lokalet janë bosh, klientët mungojnë dhe hapësirat që dikur ishin të mbushura me njerëz tashmë janë kthyer në vende të heshtura. Në disa prej tyre, vendin e klientëve e kanë zënë pulat.
Një pamje që për banorët është tregues i qartë i largimit të njerëzve nga fshati dhe i një jete që po shuhet gradualisht.

Shpopullimi i zonave rurale po ndihet çdo ditë e më shumë, ndërsa të rinjtë largohen në kërkim të një jete më të mirë dhe fshatrat mbeten gjithnjë e më bosh.

Një realitet i trishtë, që sot Suk-u e tregon më shumë se me fjalë, me pamjen e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button