AKTUALITETTOP-NEWS

112 ditë protstë/ Qytetarët kërkojnë ndryshim të Kodit Zgjedhor

Ndryshimi i Kodit Zgjedhor dhe hapja 100% e listave janë në qendër të kërkesave të protestës kundër qeverisë në Tiranë. Qytetarët u mblodhën për të 112-ën ditë radhazi, duke vijuar kërkesat për ndryshime politike. Tubimi nisi në Sheshin Skënderbej, ku protestuesit u shfaqën me pankarta dhe mesazhe drejtuar qeverisë dhe klasës politike.

Këtë herë, një prej kërkesave kryesore lidhej me sistemin zgjedhor. Protestuesit kërkuan që zgjedhjet parlamentare të zhvillohen me lista 100% të hapura, në mënyrë që zgjedhësit të kenë rol të drejtpërdrejtë në përzgjedhjen e deputetëve.

“Listat s’janë pronë, mandatet s’janë pazar, hapini 100%, le të zgjedhë çdo shqiptar”, shkruhej në një prej pankartave. Një tjetër mesazh kërkonte proporcional kombëtar, duke kritikuar mënyrën aktuale të përzgjedhjes së kandidatëve. Protesta vijon prej më shumë se tre muajsh në kryeqytet, me kërkesa që kanë përfshirë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, largimin e qeverisë dhe ndryshime në sistemin politik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button