Bie nga pema gjatë krasitjes, 35-vjeçari pëson fraktura të shumta

Fier – Një 35 vjeçar, banor i lagjes 1 maj, është dëmtuar gjatë punës në banesën e tij, teksa po krasiste degët e një peme.
Sipas burimeve paraprake nga vendi i ngjarjes, Andi Sako ka qenë duke punuar në një lartësi prej rreth 6 metrash, kur dyshohet se ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë. Paraprakisht dyshohet se gjatë punës nuk janë respektuar masat e nevojshme të sigurimit teknik.
Pas incidentit, familjarët i kanë dhënë ndihmën e parë dhe e kanë transportuar me mjet privat drejt urgjencës së Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr trajtim mjekësor.
Burimet bëjnë me dije se 35-vjeçari ka pësuar fraktura të shumta, ndërsa aktualisht raportohet jashtë rrezikut për jetën.
Policia po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.







