AKTUALITETTOP-NEWS

Falsifikimet/ Katër të ndaluarit  të Fierit, arrest në burg tre prej tyre një në arrest në shtëpie

Fier – Ka përfunduar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj katër shtetasve  Ertis Shehu ish drwjtor i kadastres Fier,  Bardhyl Kapaj ish drejtor i kadastres  Fier,  Pirro Çela ish specialist jurist në kafastrën Fier dhe  Kastriot Haskaj biznesmen perfitus të Fierit, të cilët akuzohen nga Prokuroria për disa akuza e kryesisht falsifikim dokumentash .

Gjatë seancës, prokuroria Irma Velo  ka paraqitur akuzat dhe argumentet e saj, ndërsa avokatët mbrojtës kanë kundërshtuar qëndrimin e organit të akuzës, duke deklaruar se klientët e tyre kanë vepruar në përputhje me ligjin dhe gjatë ushtrimit të detyrës.

Pas dëgjimit të palëve, gjyqtaria Bora Shaholli ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për tre prej tyre konkretisht Ertis Shehu, Bardhyl Kapaj , Pirro Çela dhe arrest në shtëpi për Kastriot Haskaj.
Vendimi i gjykatës vjen në kuadër të hetimeve për veprat penale për të cilat ata janë vënë nën akuzë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button