AKTUALITET

Plas arma në Sarandë, një viktimë dhe i plagosur një kalimtar

SarandëTë shtëna me armë zjarri janë raportuar në qendër të Sarandës.

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në qendër të Sarandës, pranë ish-agjencisë së vjetër, ku ka mbetur i vrarë 42-vjeçari Artan Myrtaj.

Nga të shtënat është plagosur edhe një kalimtar. Sipas informacioneve paraprake, autorët dyshohet se janë dy persona që lëviznin me motor dhe mbanin skafandra.

Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e personave të përfshirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button