AKTUALITET

Vrasja në Sarandë. Saga e hakmarrjes, postblloqe dhe në Gjorokastër

Sarandë – Vrasja endodhur mëngjesin e sotëm në sarandë kanë dal detaje të reja. Viktima është Artan Myrta, 44 vjeç i njohur si “Tani Ruzhdiut”. 44-vjeçari rezulton me precedentë të shumtë penalë dhe i përfshirë një një plagosje një vit më pare po në Sarandë.

Murtaj rezulton i përfshirë në ngjarjen e 17 korrikut 2025 në lagjen nr.4, ku u plagosën me armë zjarri Ernest Lama dhe Gëzim Hajdaraj nga Kamza. Autor i plagosjes ishte Ramadan Zoto 44 vjeç, ndërkohë që Artan Myrta, Klaus Jacaj dhe Erjon Canaj e ndihmuan atë në ngjarje dhe gjatë arratisjes.

Pas kësaj ngjarje, në Sarandë nisi një sagë hakmarrje, ku u vra me tritol babai i Klaus Jacaj, Isuf Jacaj ndërkohë që pati edhe një rast shkatërrimi prone të Ramadan Zotos. Aktualisht në burg për plagosjen e Lamës dhe Hajdaraj është Ramadan Zoto, ndërsa Artan Myrta dhe Klaus Jacaj, të cilën u akuzuan për “përkrahje të autorit të krimit”, janë liruar para pak kohësh nga burgu.

viktima ne SR

Në kërkim mbetet vetëm Erjon Canaj. Artan Myrtaj gjithashtu njihet si përdorues i lëndëve narkotike dhe i dënuar më parë për “vjedhje”.

Direkt pas ngjarjes ne Sarande Policia ne Gjirokaster ka ngritur prita posoblloqe me te gjitha akset kryesore ne Gjirokaster
Posobllok ne aksin Skerfice-Kardhiqe ,posobllok ne aksin Tepelen – Levan , posobllok ne aksin Dropulle -Kakavije ..etj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button