AKTUALITET

Plagosja në Sarandë, 73-vjeçari niset me helikopter drejt Tiranës

Është nisur me helikopter drejt Tiranës Xhevdet Skëndaj, 73 vjeç, që u plagos sot në 20 shtator në atentatin në Sarandë.

Skëndaj ka marrë një plagë me armë zjarri në gjymtyrët e poshtme.

Pas ndihmës së parë në spitalin e Sarandës, do marrë mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Skëndaj u plagos pa pasur lidhje me ngjarjen, por duke qenë një kalimtar i rastësishëm.

Në atentat u ekzekutua Artan Myrtaj, 44 vjeç, person me të shkuar problematike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button