Aksident në aksin Fier–Seman, plagoset 27-vjeçarja

Fier – Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e një shtetaseje ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fier–Sema Plazh, në vendin e quajtur “Kthesa e Afrimit të Ri”.
Sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, një automjet që drejtohej nga Zaide Deda, 27 vjeçe, ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesja e mjetit ka mbetur e plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku, sipas informacionit paraprak, është futur në sallën e operacionit për t’iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë marrë masa për normalizimin dhe menaxhimin e qarkullimit të automjeteve.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për dokumentimin e ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave në të cilat ka ndodhur aksidenti.







