AKTUALITET

Vlora Hyseni, GJKKO cakton masën e “Arrestit në shtëpi” dhe pezullon nga detyra shefen e SHISH.

Me kërkesë të SPAK dhe me vendim të GJKKO-së, është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe pezullimi nga ushtrimi i detyrës për shefen e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni.

Ende nuk dihet se për çfarë akuzash e ka marrë në hetim SPAK Hysenin, ndërkohë që është duke u kontrolluar edhe banesa e saj.

Kontrolle po ushtrohen edhe ndaj disa personave të tjerë, të cilët kanë qenë pjesë e këtij vendimi të GJKKO-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button