AKTUALITET

Vrasja e ‘Tanit të Rruzhdiut’, dalin fotot e autorit

Sarandë – Pamjet e kamerave të sigurisë kanë fiksuar autorin e dyshuar të vrasjes së 44-vjeçarit Artan Myrtaj, pak ditë më parë në Sarandë. Në një prej fotove, autori shihet i veshur me xhup jeshil, pantallona të zeza dhe skafandër në kokë, ndërsa mban dy armë.

Artan Myrtaj u vra paraditen e së dielës, më 20 shtator, në zonën e njohur si ish-Agjencia në Sarandë, ndërsa nga të shtënat mbeti i plagosur edhe një 73-vjeçar. Ekzekutimi i 44-vjeçarit dyshohet se lidhet me një seri ngjarjesh të ndodhura më herët në Sarandë, që e kanë zanafillën në një plagosje të regjistruar në korrik 2025. Myrtaj dyshohet se ka qenë pjesë e atij konflikti dhe kjo është një nga pistat ku janë përqendruar hetuesit.

Në kuadër të hetimeve për identifikimin dhe kapjen e autorëve, policia ka marrë në pyetje mbi 30 persona, por deri tani nuk ka mundur të bjerë në gjurmët e tyre. Pas vrasjes, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ngriti një grup të posaçëm hetimor për të verifikuar situatën kriminale në Sarandë. Në vijim të masave të marra, me firmën e kryepolicit u bë edhe ndryshimi i drejtimit të Komisariatit të Policisë së Sarandës. Feliks Hodo u transferua në Dibër, ndërsa në krye të Komisariatit të Sarandës është emëruar Saimir Shkambaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button