AKTUALITET

Aksident në aksin Gjirokastër-Kakavijë, 77-vjeçarja dërgohet në spital

Gjirokastër – Një aksident rrugor është regjistruar këtë të shtunë në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë.

Sipas informacionit paraprak të policisë, shtetasi A. M., 29 vjeç, banues në Gjirokastër, duke drejtuar një automjet tip “Toyota”, ka aksidentuar një këmbësore, shtetasen V. S., 77 vjeçe.

E moshuara është transportuar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ende nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen e saj shëndetësore.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të dokumentuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button