AKTUALITETTOP-NEWS

Çfarë po ndodh në Fier? Forca të shumta policie zbarkojnë në qendër të qytetit.

FIER – Çfarë po ndodh në Fier? Kjo është pyetja që ka ngritur pikëpyetje mbrëmjen e sotme, pasi një numër i konsiderueshëm forcash policie janë parë të dislokohen në qendër të qytetit.

Efektivë dhe automjete policie kanë lëvizur në zonën qendrore të Fierit, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe duke ngritur dyshime se mund të jetë në zhvillim një aksion policor.

Sipas informacioneve që qarkullojnë në terren dhe burimeve konfidenciale, bëhet fjalë për një lëvizje të forcave operacionale, të cilat dyshohet se kanë ardhur nga Tirana drejt Fierit.

Por deri në këto momente, qëllimi i saktë i kësaj pranie të shtuar policore mbetet i paqartë.
Burime jozyrtare pretendojnë se operacioni mund të lidhet me një zonë pranë institucioneve të tatim-taksave në Fier. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për ekzekutimin e masave të sigurisë, kontrolle, persona të shpallur në kërkim apo një tjetër veprimtari policore.

Nga verifikimet e deritanishme, nuk ka ende një konfirmim zyrtar nga Policia e Shtetit apo Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për një operacion të tillë dhe as për ndonjë arrestim të kryer.

Pikërisht mungesa e informacionit zyrtar e bën situatën edhe më të paqartë, ndërsa prania e forcave të shumta në qendër të qytetit ka bërë që qytetarët të pyesin se çfarë po ndodh.

Gazetarët ndodhen në terren dhe po ndjekin nga afër lëvizjet e forcave të policisë.

Deri në këtë moment, nuk mund të konfirmohet nëse kemi të bëjmë me një operacion policor, arrestime apo një aksion tjetër.

Çdo informacion i ri dhe çdo reagim zyrtar nga autoritetet do të publikohet sapo të bëhet i disponueshëm. /ALB365

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button