Zjarri në Greshicë, humb jetën 76-vjeçari që po përpiqej të shuante flakët

Mallakastër- Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe me ullishte në zonën e Greshicës, pak minuta pas mesditës së sotme.
Sipas burimeve nga fshati Greshicë, zjarri dyshohet se ka nisur teksa një 76-vjeçar Nazif Cenaj po digjte mbeturina. Për shkak të erës, flakët janë përhapur me shpejtësi duke përfshirë edhe sipërfaqen e mbjellë me ullinj.
Në përpjekje për të shuar zjarrin, 76-vjeçari, Nazif Cenaj, ka humbur jetën.
Ngjarja është konfirmuar edhe nga burime zyrtare pranë Prefekturës së Qarkut Fier.
Autoritetet pritet të zbardhin rrethanat e plota të ngjarjes dhe shkaqet e vdekjes së 76-vjeçarit.
Mallakastër/ Informacion paraprak
Rreth orës 12:00, në fshatin Greshicë, Mallakastër, shtetasi N. C., 76 vjeç, dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij, për të djegur mbeturinat. Më pas, në përpjekje për të shuar flakët, ky shtetas ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.








