AKTUALITETTOP-NEWS

Zjarri në Greshicë, humb jetën 76-vjeçari që po përpiqej të shuante flakët

Mallakastër- Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe me ullishte në zonën e Greshicës, pak minuta pas mesditës së sotme.

Sipas burimeve nga fshati Greshicë, zjarri dyshohet se ka nisur teksa një 76-vjeçar Nazif Cenaj  po digjte mbeturina. Për shkak të erës, flakët janë përhapur me shpejtësi duke përfshirë edhe sipërfaqen e mbjellë me ullinj.

Në përpjekje për të shuar zjarrin, 76-vjeçari,  Nazif Cenaj, ka humbur jetën.

Ngjarja është konfirmuar edhe nga burime zyrtare pranë Prefekturës së Qarkut Fier.

Autoritetet pritet të zbardhin rrethanat e plota të ngjarjes dhe shkaqet e vdekjes së 76-vjeçarit.

Mallakastër/ Informacion paraprak

Rreth orës 12:00, në fshatin Greshicë, Mallakastër, shtetasi N. C., 76 vjeç, dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij, për të djegur mbeturinat. Më pas, në përpjekje për të shuar flakët, ky shtetas ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button