LIVE/ Nis përplasja fizike mes efektivëve të Policisë së Shtetit dhe protestuesve, bëhen shoqërimet e para

Situata është tensionuar sërish pasi këtë herë ka nisur përplasja mes efektivëve të policisë dhe studentëve të cilët kanë nisur tubimin disa orë më herët se orari i bërë zyrtar. Nga ana tjetër, ata kanë hedhur gurë drejt Ministrisë së Arsmit dhe kapsolle.
Ata kanë ndezuar gjithashtu edhe një zajrr në hyrje të godinës. Nga ana tjetër, policia ka nisur përplasjen me ta dhe shoqërimet gjithashtu. Situata para Ministrisë së Arsimit vijon të jetë e tensionuar, ndërsa priten më shumë detaje mbi zhvillimet e protestës.
Sërish tensione pranë Ministrisë së Arsimit, protestuesit ndezin zjarr në hyrjen e godinës

Studentët e shumë Universitetit të Mjekësisë, UBT-së, Politeknikut, fakultetit të Drejtësisë etj. janë grumbulluar para Ministrisë së Arsimit, ndërsa ka nisur hedhja e sendeve piroteknike drejt godinës, teksa para saj u pozicionua dhe policia.
Tensione ka pasur edhe në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ndërsa disa protestues kanë thyer derën kryesore dhe janë futur në ambientet e brendshme të fakultetit.
Protestën ndiqe LIVE KËTU








