AKTUALITET

Erion Veliaj mbërrin në burgun e Fierit, do të vijojë aty paraburgimin

Fier – Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka mbërritur në burgun e sigurisë së lartë në Fier, ku do të vijojë të qëndrojë në paraburgim.

Transportimi i tij është kryer me një furgon policie me targën 744 i cili është futur drejtpërdrejt në ambientet e burgut të Fierit.

Ajo që është vënë re gjatë mbërritjes së tij është se furgoni nuk shoqërohej nga automjete të tjera policie, as përpara dhe as pas tij. Mjeti ka hyrë direkt në ambientet e institucionit të vuajtjes së dënimit, ku Veliaj pritet të vijojë qëndrimin në paraburgim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button