S.O.S për Eraldin/ 12 shkolla në Fier bashkohen në një nismë humanitare

Fier – Një nismë humanitare në mbështetje të një nxënësi të klasës së pestë ka bërë bashkë komunitetin arsimor në Fier. Bëhet fjalë për Erald Shahun, nxënës në shkollën 9-vjeçare “Leonora Bare”, në Drizë, i cili po përballet me një betejë të vështirë me leuceminë.
Prej rreth një muaji e gjysmë, ai ndodhet i shtruar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku po merr trajtimin mjekësor. Situata bëhet edhe më e vështirë për të, pasi të dy prindërit e tij janë të sëmurë, ndërsa për kujdesin ndaj Eraldit është angazhuar halla e tij.
Thirrjes për ndihmë të bërë nga shkolla 9-vjeçare “100 Vjetori i Pavarësisë” në Zhupan të bashkis Fier, iu përgjigjën edhe 11 institucione të tjera arsimore. Drejtues, mësues, prindër dhe nxënës u bashkuan në këtë nismë solidariteti, duke kontribuar për t’i ardhur në ndihmë Eraldit.
Përgjigjja e komunitetit arsimor ka qenë emocionuese, duke bërë të mundur mbledhjen e rreth 6 milionë lekëve të vjetra. Por organizatorët theksojnë se ndihma për Eraldin duhet të vijojë dhe apelojnë për mbështetjen e të gjithë atyre që kanë mundësi të kontribuojnë.




Një nismë që dëshmon se solidariteti dhe humanizmi nuk mësohen vetëm në klasa, por dëshmohen përmes veprave. Tashmë, dëshira dhe urimi i përbashkët është që Eraldi të fitojë betejën me sëmundjen, të rikthehet sa më shpejt pranë familjes, shokëve dhe mësuesve të tij.
🏦 Të dhënat bankare – OTP BANK
Emri i përfitueses: NATASHA SHAHU
Numri i llogarisë: 902026140075384043
IBAN: AL22902212600261400753840433
Monedha: LEK
BIC/SWIFT: PUPPALTRXXX










