AKTUALITET

Hidhen vezë drejt Ramës në Dublin

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta nga diaspora shqiptare gjatë vizitës së tij zyrtare në Dublin të Irlandës, ku ndodhet në kuadër të takimeve të nivelit evropian.

Gjatë mbërritjes së tij, një grup shqiptarësh kanë dalë në protestë, duke shprehur pakënaqësitë ndaj kreut të qeverisë me thirrjet “Dorëheqje!”.

Situata është tensionuar edhe më tej në momentin kur Rama po largohej drejt automjetit të tij. Në drejtim të kryeministrit është hedhur një vezë, teksa ai po hipte në makinë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button