
Këtë të mërkurë, në emisionin ”Koha Jonë-Debat” nga Nikoll Lesi janë të ftuar: Pedagogu Ermal Hasimja, studentët Redjan Shkembi dhe Irini Myftaraj për protestën studentore në Tiranë.
A do të arrijnë protestat studentore të prodhojnë një alternativë të re politike dhe një kandidat për Bashkinë e Tiranës? A mund të kthehet zëri i studentëve në një lëvizje më të gjerë qytetare, që të sfidojë politikën tradicionale?
Një debat për t’u ndjekur sepse ka përgjigje brilante dhe kurajoze. Përveç pedagogut Hasimja, të dy studentët, Redjan Shkëmbi dhe Irini Myftaraj janë si “bomba molotov” plot energji dhe zjarr për studentët.







