AKTUALITET

Kakavijë/ Bllokohen rreth 8 ton arra të padeklaruara, gjobë 1.8 milionë lekë

Rreth 8 ton arra të padeklaruara janë konstatuar dhe bllokuar nga shërbimet doganore në pikën kufitare të Kakavijës, gjatë kontrolleve për hyrjen e mallrave në territorin shqiptar.

Sipas njoftimit zyrtar, punonjësit e Degës Doganore Kakavijë, në bashkëpunim me Grupin e Antikontrabandës, kanë konstatuar gjatë ditës së sotme një sasi prej rreth 8 tonësh arra, të cilat nuk ishin deklaruar sipas procedurave ligjore në fuqi.

Pas konstatimit të shkeljes, në përputhje me legjislacionin doganor, ndaj subjektit përgjegjës është vendosur një penalitet në vlerën 1.8 milionë lekë.

Kontrollet në pikën doganore të Kakavijës vijojnë në kuadër të zbatimit të ligjshmërisë dhe parandalimit të rasteve të kontrabandës dhe shmangies së detyrimeve doganore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button