Majko, Jep dorëjheqjen para se të dalin…

Skandal erotik në PS?
Pandeli Majko u ka kërkuar dorëheqjen eksponentëve socialistë që mund të shfaqen në disa filmime, për të cilat ish-kryeministri tha se kishte marrë informacion. Thirrja, sipas burimeve të DRITA Media, u bë gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.
Burime nga mbledhja thonë se Majko foli për rreth 1 mijë orë filmime. Sipas informacionit që ai tha se dispononte, mes materialeve kishte video me përmbajtje erotike dhe video që dyshohet se dokumentojnë raste korrupsioni, ku pretendohet se shfaqen figura të PS-së.
“Kam informacion se në 1 mijë orë filmime ka eksponentë të PS-së në video erotike dhe korruptive. Mirë është të jepni dorëheqjen para se të dalin. Mos e vini në siklet partinë dhe kolegët”, mësohet të ketë thënë Majko, sipas të njëjtave burime.
Në të njëjtën mbledhje, e cilësuar si e tensionuar nga burimet e DRITA Media, kryeministri Edi Rama mësohet se kërkoi përjashtimin nga Partia Socialiste të Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës.








